Një lëkundje e fortë tërmeti ka tronditur mëngjesin e kësaj të enjteje Bosnje Hercegovinën.
Tërmeti mësohet se është regjistruar në orën 06:07. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 24 kilometra në veriperëndim të Mostar.
Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.7 e shkallës Rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 5 km, çka ka bërë që lëkundja të ndihej shumë në zonat përreth.