Një tërmet me magnitudë 3.3 është regjistruar sot në orën 07:20, me epiqendër në afërsi të fshatit Rdivojc, në komunën e Vitisë.
Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonën përreth, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të ketë përditësime nëse paraqiten informacione të reja. /MeteoKosova/

