Rreth orës 23:12 të mbrëmjes së të dielës, një tërmet me magnitudë 2.8 goditi një pjesë të Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 4 kilometra në juglindje të Kaçanikut, njofton Klankosova.tv.
Fatmirësisht, lëkundjet ishin të lehta dhe nuk shkaktuan dëme materiale apo viktima.
Megjithatë, ky rast shërben si kujtesë se Kosova ndodhet në një zonë sizmike dhe mund të preket nga tërmete të tilla herë pas here.
Për më shumë detaje, ndiqni gazetarin Enis Reçica në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.