Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë këtë të shtunë në Kavajë.
Sipas të dhënave nga ESMC tërmeti ka qenë me një thellësi prej 2 kilometrash, dhe është ndjerë nga shumë prej banorëve në zonë.
Lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në Kavajë, dhe në Qerret, por edhe banorët e zonave përreth që kanë qenë në banesa, janë shprehur të frikësuar.
Thellësia e vogël e tërmetit ka bërë që lëkundjet të ndjehen më shumë.