Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen sot Testit të Maturës.
“Ju uroj shumë suksese sot, në Provimin e Maturës Shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit. Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Nagavci tha se i inkurajon maturantët që të japin më të mirën nga vetja.