Tetë perona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë.
Në këtë aksident i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë dy automjete.
“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona” ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi rajonal Kanun Veseli.
Ai thënë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit.