Në kuadër të muajit tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm Gjilan po realizohet skriningu i mamografisë për të gjitha gratë mbi moshën 45 vjeçare.
Pacientet duhet të paraqiten paraprakisht në shërbimin e Radiologjisë për caktimin e terminit, në rastet kur ekziston listë e planifikuar e termineve.
Mamografia është një metodë radiologjike – incizim i gjirit me rëntgen – që përdoret për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Ato kanë nevojë për ndihmën dhe kurajon tonë, ndërsa ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.