John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë – ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht katërshen e UÇK-së. Këtë e tha ish-presidenti Thaçi në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith,
Devaney – tash prokuror, fillimisht ishte roje e thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër, shkruan KP.
Ish-eprorët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020. Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:
“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel. U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef — si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.
“I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigaret s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]”.
“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të 5 nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe 6 fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë. Dhe, krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel, zotëriu [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka thënë tutje ish-presidenti Thaçi.