Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në të gjithë Kosovën nuk ka pas luftëtarë më tepër se 13 mijë, deri në 15 mijë.
“Unë mendoj se është për keqardhje kur shoh persona me të cilët kam luftuar vetë në listën e veteranëve të “rremë”. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pas më tepër luftetarë sesa 13 mijë deri në 15 mijë në tërë Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka në një intervistë për televizionin publik ka thënë se nuk mund të jenë veteranë personat që kanë lindur në qershor të 99-tës.
Drejtësia duhet të bëjë punën e vet për secilin veç e veç. Nuk mund të kemi ne veteranë partiak. S’mund të jetë veteran një njeri që ka lind në qershor të 99-tës, veç sepse voton për një parti”, ka thënë Thaçi.