Pas pak pritet që të fillojë punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të hidhet për votim marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
Edhe pse pritej të fillonte në orën 10:00 seanca ende nuk ka filluar pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli kanë shkuar në zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi.
Koalicionit qeverisës i mungojnë votat e mjaftueshme për kalimin e demarkacionit. Dikur ishte një kundërshtar i flaktë i kësaj marrëveshje, sot Haradinaj po bën gjithçka që kjo marrëveshje të kalojë, edhe pse sipas Komisionit Shtetëror, Kosova humb hektarë territor