Sot janë bërë 37 vjet nga vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke kujtuar vëllezërit Gervlla dhe Zekën, tha se vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes çlirimtare.
“Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh në Gjermani u vranë tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare, e cila po i bashkërendonte veprimet brenda dhe jashtë Kosovës”.
“Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore”.