Presidenti Hashim Thaçi, teksa ka folur për dhunën ndaj aktivistit të Vetëvendosjes nga mbrojtja e afërt e tij, gjatë konferencës që presidenti kishte në oborr të presidencës, ka thënë se aty në vend të aktivistit është dashur të vijë vetë kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Tutje, Thaçi, ka thënë se ai vet ia tregon vendin Kurtit, duke u nisur nga ajo që ai tashmë politikisht ia ka treguar vendin ish-kryeministrit.
“Është dashtë me ardh vet Kurti, jo t’i dërgojë njerëzit tjerë. Sjellja e policëve e mbrojtjes së afërt të presidentit mendoj që ka qenë shumë e urtë. Unë ia tregoj vendin Kurtit”, ka thënë presidenti në T7.
Përveç kësaj, Thaçi, ka vazhduar me akuza ndaj partisë së Albin Kurit, ku ka thënë se ish-kryeministri ka qenë fitues përmes një procesi të hajnisë në Diasporë.
“ Kurti ka qenë fitues përmes një procesi të hajnisë në Diasporë. Dëshmitë janë tmerruese, me u shpallë fitues një njeri që i ka blerë votat në Diasporë është shqetësuese”, është shprehur ai.