Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij, Haxhi Thaçi.
Largimi i Thaçit u shoqërua me brohorima nga dhjetëra njerëz që ishin mbledhur në oborrin e klinikës.
Thaçi ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Ndryshe, mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i kishte hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme. /Gazeta10