Presidenti Hashim Thaçi, tha se marrëveshja për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh vetëm në Uashington.
“Normalizimi politik dhe njohja reciproke Kosovë-Serbi, mund të ndodh vetëm në Uashington dhe vetëm Uashington, përpjekjet tjera janë të kota dhe humbje kohe”, tha presidenti në ceremoninë e shënimit të vitit të ri hebraik që u mbajt në Prishtinë.
Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe në interes të Kosovës, marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump .
“Kur ambasadori Grenell e filloi këtë proces kishte shumë skeptik. Në fund Trump bëri që e pamundura të bëhet e mundur. Bëri atë që të tjerët nuk mundën ta bëjnë për 20 vjet”, tha presidenti.
Ai tha se njohja nga Izraeli është e një rëndësie strategjike për Kosovën.
“Kjo për faktin se kjo njohje erdhi nga Shtëpia e Bardhë”, tha Thaçi.
Në ceremoninë e shënimit të vitit të ri hebraik morën pjesë edhe kryeministri Hoti, kryeparlamentarja Osmani dhe lideri i opozitës Kurti.