Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti ka injoruar BE-në në statusin e tij në Twitter duke thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA’së, Richard Grenell.
Postimi i plotë:
Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell.
Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.
Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces. HTH