By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Thaçi për dialogun me Serbinë: Po hyjmë në një javë të rëndësishme
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Thaçi për dialogun me Serbinë: Po hyjmë në një javë të rëndësishme

Përditësimi i fundit: June 15, 2020 9:39 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para gazetarëve pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Thaçi tha se me Hotin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë por edhe për procesin e dialogut me Serbinë i cili është paralajmëruar se do të nisë së shpejti.

Duke folur rreth procesit të dialogut, Thaçi ka thënë se është një javë e rendesishme për vendin, pasi pritet hapja e proceseve konkrete nga SHBA-ja.

“Ne jemi në një javë të rëndësishme për vendin dhe Ballkanin Perëndimor, kur pritet hapja e proceseve konkrete edhe nga SHBA-ja, nga ambasadori Grennell dhe paralajmërimi i vizitës së Lajçakut në Kosovë, do të punojmë ngushtë me njëri-tjerin si president dhe kryeministër por edhe me Kuvendin dhe të gjitha partitë tjera politike që të jemi të përgatitur”, ka thënë Thaçi pas takimit para gazetarëve.

Sa i përket vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, presidenti i vendit tha se Lajçaku duhet ta respektojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe se pretendimet për të hapur çështje teknike, përveç njohjes reciproke, nuk janë të mirëseardhura.

“Ne duam të arrijmë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë drejtim gjithçka është e qartë, do të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovë”.

“Nuk jam i infomuar për agjenden e vizitës së Lajçakut në Kosovë, nuk është koha që të hapen çështje teknike apo me pretendime për normalizim të mardhënieve Kosovë – Serbi, Lajçaku duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nëse vjen me këtë objektiv dhe me këtë çasje që duhet të përbyllet ky proces me njohje reciproke, është i mirëseardhur, çdo qasje tjetër është një qasje lirisht mund të them e dështimit të tij të plotë në Kosovë dhe e BE-së”, ka thënë Thaçi.

Në lidhje me atë se kush do ta udhëheqë dialogun në Bruksel, Thaçi ashtu edhe si kryeministri Avdullah Hoti, i është referuar Kushtetutës së vendit.

“Ne e kemi Kushtetutën dhe përmes saj janë të përcaktuara përgjegjësitë institucionale. Ne nuk jemi në garë me njërin-tjetrin ne do ulemi bashkë, gara jonë është me Serbinë, uroj që ky proces të jetë shumë dinamik dhe energjik”, ka shtuar ai.

Nga 1 shtatori kosovarët fillojnë t’i marrin pensionet e Zvicrës
Kryetari Hyseni prezanton më në detaje projektin e stadiumit dhe ​të bulevardit të qytetit
Temperaturat për sot
Kosova e dominon Bullgarinë, por ishim pa fat
Partitë pro vazhdimit të seancës konstituive, pa qëndrime të ndryshuara
Artikulli i mëparshëm Hoti pas takimit me Thaçin: Kërkova që të koordinohemi për dialogun, Kushtetua qartë përcakton kompetencat tona!
Artikulli tjetër Vetëm për tri ditë 160 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.