Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke folur për zhvillimet e fundit në lidhje me bisedimet me Serbinë, ai ka folur edhe për grevën e arsimtarëve duke i përkrahur ata për një zgjidhje të përbashkët me Qeverinë.
Thaçi ka thënë se i kupton vendimet e Qeverisë së Kosovës, por respekton vendimet për protestë dhe grevë nga mjekët dhe arsimtarët, ai ka thënë se nuk i përkrahë vendimet e njëanshme nga asnjëra palë.
Sipas tij duhet një dialog social që të dilet nga ky ngërç që ka kapluar sistemin arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi po ashtu ka thënë se me Sindikatën e arsimit dhe shëndetësisë ka punuar dhe i njeh se janë njerëz të mirë dhe që merresh vesh për çfarëdo problemi.
“Unë i kuptojë vendimet e Qeverisë së Kosovës, respektoj vendimet për protestë dhe grevë, por inkurajojë palët për një dialog social, jam kundër veprimeve të njëanshme, unë me ata njerëz kam punuar gjatë,i njoh, janë njerëz të mirë, kur të ulesh merresh vesh me ta”, tha Thaçi