Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka filluar konsultimet me liderët e partive politike në vend, në mënyrë që të formohen menjëherë institucionete reja dhe Qeveria e re.
Kështu është deklaruar ai për media, ku ka thënë se të gjithë hapat do të ndërmerren duke respektuar Kushtetutën.
“Sot si president i vendit, duke prezentuar ligjet e Kosovës në mandatin tim si presientit, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë më 25 mars, jam i detyruar duke repsektuar Kushtetutën për të fillua konsultat me partitë politike, me liderët politik, për të formuar e themeluar menjëherë institucionet e reja të qeverisë së re.
Sot u takova me Kryetarin e VV’së, LDK’së dhe atë të PDK’së, nesër do të takohem me z.Limajn dhe përfaqësuesin e Listës Serbe dhe të 6 plusit.
Të gjithë veprimet që do t’i ndërmarr pas konsultimeve edhe nesër, do të jenë transparente, në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës, ligjet dhe praktikat e mëhershme”, ka thënë ai./gazetametro.net