Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim sot që ta shtyjë mbledhjen konstituive të legjislaturës së shtatë të kuvendit, raporton zeri.info.
Nga 24 dhjetor, si ishte caktuar, mbledhja është shtyrë për datën 26 dhjetor.
Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentit.
Ndërkohë, dy partitë që janë duke negociuar për marrëveshje qeverisëse, LVV dhe LDK, ende nuk kanë arritur dakordim të plotë. Takimet rreth kësaj, siç kanë njoftuar zyrtarët e dy partive, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Zeri