Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sot me liderët politikë të Luginës së Preshevës.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit, sipas së cilës Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët.
Thaçi ka takuar edhe më parë gjatë muajit të kaluar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës në Prishtinë.
THAÇI TAKON SOT LIDERËT E LUGINËS SË PRESHEVËS
Ndani këtë artikull