Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që institucionet të rrijnë gati për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në rast nevoje.
Ai ka falenderuar të gjitha institucionet shëndetësore që po punojnë në këto rrrethana të vështira.
“Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi”, ka shkruar ai.
Në fund, Presidenti ka bërë thirrje që institucionet e shtetit të rrijnë gati, në rastn evoje për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
“Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.