By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babanë në Kosovë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babanë në Kosovë

Përditësimi i fundit: February 26, 2025 11:37 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Hashim Thaçit i është refuzuar kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

- Advertisement -

Thaçi kishte kërkuar përmes mbrojtjes së tij lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë në mënyrë që të iu mundësohet ta vizitojë babain e tij.

Sipas mbrojtjes, babai i Thaçit ka pësuar një keqësim të gjendjes shëndetësore që nga vendimi i parë për refuzimin e vizitës në Kosovë në janar të këtij viti.

Vendimi thotë se mbrojtja ka parashtruar se babai i Thaçit është shtruar në spital në shkurt të 2025-ës.

“Ndërkohë që babai i tij është shpërndarë nga spitali, ai është pranuar për shërbim mjekësor [REDAKTUAR] dhe është vërejtur [REDAKTUAR] gjatë shtrimit në spital.
Mbrojtja thekson se babai i Z. Thaçi ka pasur [REDAKTUAR], që është [REDAKTUAR] për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore të përgjithshme. Gjithashtu, mjeku i tij trajtues ka vlerësuar se [REDAKTUAR]. Z. Thaçi është i shqetësuar se gjendja e babait të tij mund të [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, mbrojtja ka propozuar edhe vendin e vizitës e po ashtu se kush mund të jetë shoqërues, informata këto të cilat janë të redaktuara.

“Mbrojtja kërkon që vizita të bëhet në [REDAKTUAR] dhe të jetë e shoqëruar nga [REDAKTUAR]”, thuhet tutje në vendim.

Veç kësaj, aty thuhet se mbrojtja kundërshton faktin se Thaçi paraqet rrezik të arratisjes megjithatë ata pretendojnë se ky konstatim i gjyqtares së procedurës paraprake mund të zbutet përmes masave dhe kushteve të njëjta që ishin vendosur në dy rastet e mëparshme kur ai ishte liruar përkohësisht për arsye humanitare.

Ndërsa, ZPS-ja ishte përgjigjur në këtë kërkesë të mbrojtjes duke thënë se babai i Thaçit nuk është i shtruar në spital por në një vend, informaiconi për të cilin është i redaktuar për publikun.

ZPS-ja pretendon se liria e kërkuar nga Thaçi paraqet rrezik për pengim dhe ndërhyrje në drejtësi ashtu sic e kishte theksuar edhe në kërkesën e parë të Thaçit për këtë vit lidhur me lirimin e përkoshhëm.

“ZPS pohon se nëse gjyqtari i procedurës paraprake ka qëllim ta miratojë Kërkesën e Dytë për Lirim, çdo vizitë e autorizuar duhet të jetë plotësisht e shoqëruar dhe të jetë e kufizuar në një (1) ditë vetëm, dhe të gjitha kushtet që lidhen me vizitat e mëparshme duhet të aplikohen”, thuhet në vendim.

Kurse, Administratorja ka theksuar se babai i Thaçit nuk është aktualisht në spital dhe se Thaçi ka mundësi që të qendrojë në kontakt të ngushtë me të përmes videotelefonatave.

Ndërsa në vendimin e saj, gjyqtarja ka kujtuar se liria e përkohshme për arsye humanitare është masë përjashtuese.

“Disa faktorë mund të jenë të rëndësishëm për këtë vlerësim, si faza e procedurës, natyra e krimeve, karakteri i të akuzuarit, graviteti i sëmundjes së të afërmit, lidhja familjare dhe mundësia e pushimit të shoqëruar. Vizita e një të afërmi në gjendje kritike është pranuar si një arsye humanitare që justifikon lirim të përkohshëm në rrethana të caktuara”, thuhet në vendim.

Vendimi vijon duke treguar se gjyqtarja është e vetëdijshme që babai i Thaçit është në moshtë të avancuar por që tani për tani nuk ka ndonjë informacion që tregojnë se gjendja e tij shendetesore është kritike.

“Gjykatësi është i vetëdijshëm se babai i Z. Thaçi është në moshë të avancuar dhe ka pasur [REDAKTUAR].
Gjykatësi gjithashtu shqyrton faktin se babai i Z. Thaçi ka qenë [REDAKTUAR] deri në [REDAKTUAR] shkurt 2025. Gjykatësi thekson gjithashtu që, ndonëse gjendja shëndetësore e tij ka pasur përkeqësim, nuk ka asnjë informacion që sugjeron se gjendja e tij është një krizë akute ose kërcënuese për jetën”, thuhet në vendim./betimiperdrejtesi

Qemajl Mustafa: Milionat e hajnisë dhe veshjet kombëtare nuk shkojnë bashkë
Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, ftoi në një takim kryetarët e Pikave
Fitoi 100 mijë euro grant, Dimal Basha pretendon se Fitore Pacolli nuk flet me dajë
MSH-ja sqaron tre skenarët e mundshëm të fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Artikulli i mëparshëm Haradinaj për Specialen: Ta ngremë zërin të gjithë, të kërkojmë drejtësi
Artikulli tjetër Parashikimi i motit për sot

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.