Prononcimi i trajnerit Arsim Thaqi për faqen e klubit pas fazës përgatitore dhe para stinorit pranveror
“𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐞̈𝐬𝐢, 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐭❜𝐢 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐦𝐞̈ 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭”
Janë bërë më shumë se një muaj që kur trajneri Arsim Thaqi u prezantua në klubin tonë dhe ai do ta drejtojë FC DRITËN në stinorin pranveror që nis këtë vikend.
Trajneri ynë flet për eksperiencën me DRITËN dhe fazën përgatitore në Antalya.
“Me ekipin jam përshtat shumë shpejt për faktin se i kam njohur shumicën e lojtarëve dhe me lehtësi e kanë kuptuar idenë dhe filozofinë e lojës sime. DRITA ka lojtarë mjaft cilësor, ndërsa kualitetet e tyre i kanë deshmuar edhe në të kaluarën. Faza përgaditore shkoi shumë mire, kurse lojtarët kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe angazhuar ndaj punës. Drita ka një grup te lojtarëve te dalluar futbollin tonë, të cilët detyrave te dhena nga trajneri ju janë pergjigjur ne menyre shume profesionale”, ka thënë kryetrajneri ynë.
Timonieri i DRITËS theksoi se testi kryesor i fazës përgaditore ishin ndeshjet miqësore, të cilat ekipi ynë i kaloi me sukses.
“Ndeshjet miqësore janë testi kryesor për vlerësimin e përgatitjes së lojtarëve në aspektin tekniko-taktik dhe fizik. Në këto ndeshje kemi treguar paraqitje shumë të mira dhe shpresoj që edhe në kampionat t’i tregojmë vlerat tona si ekip. Klubi ynë ka një grup lojtarësh të rinj në moshë dhe besoj shume që do të rriten edhe më shumë në aspektin e cilësisë në të ardhemen”, deklaroi trajneri Thaqi.
Sipas trajnerit, DRITA do të përmirësohet dhe rritet nga ndeshja në ndeshje drejt objektivave të klubit.
“Ata do të rriten nga ndeshja në ndeshje, do të përmirësohemi në aspektin e cilësisë aty ku ka nevojë në mënyrë që t’i marrim rezultatet e pritura. Shpresoj ta përmbyllim me objektivin që e kemi caktuar për këtë vit që është shpallja kampion”, përfundoi trajneri Arsim Thaqi.
Klubi ynë e fillon stinorin pranveror me sfidën e së dielës si mysifar ndaj Trepçës ’89.
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦