Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzedhur një fotografi nga Kosova si më të mirën e ditës së martë.
Ndotja e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri është kryefjala e fotografisë.
“Obiliq, Kosovë – Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.
Fotograf: Armend Nimani