Gjatë vizitës në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes në Durrës/Shqipëri, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit Sami Spahiu, ka takuar komandantin e zjarrfikësve Vladimir Zhupani dhe inspektorin e parandalimit Xhelil Riba.
Ai është takuar edhe njërin prej ndërrimit në Njësinë e Zjarrfiksave në Durrës si Arjan Kertusha, Bashkim Mema, Jurgen Mezani.
“Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim vitin e kaluar ka ndihmuar me disa pajisje profesionale zjarrfiksat e Durrësit, sigurisht që bashkëpunimi në lëmin e emergjencave nuk do të mungojë në të ardhmën edhe me Drejtorin e Emergjencave në Durrës”, tha drejtori Sami Spahiu.