Të enjten, më 22 gusht 2019, në mjediset e Qendrës për integrim në Luzern të Zvicrës u mbajt një takim i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, si dhe nga Shqipëria.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në fb, takimi kishte për qëllim themelimin e Fondacionit ALBANA për Zvicrën.
Nga të pranishmit në takim u themelua Këshilli Nismëtar i Fondacionit ‘Albana’ për Zvicrën, prej dhjetë personash.
Si përfundim nga mbledhja u caktuan tre vetë për punët nismëtare në të ardhmen: Florim Useini, Bajram Zendeli dhe Qenan Hamdiu.
Këshilli nismëtar do të punojë për formalizimin e degës për Zvicrën të Fondacionit ‘Albana’, do të njoftohen dhe kontaktohen të gjithë afaristët shqiptarë në Zvicër.
Po ashtu këshilli do të merret me punët si informimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e shumta që funksionojnë në Zvicër, thuhet në fund të njoftimit të publikuar nga Këshilli Nismëtar për themelimin e Fondacionit ‘Albana’ në Zvicër.
KUSH ËSHTË FONDACIONI ALBANA?
Fondacioni Albana
“Fondacioni Albana, ka si qellim që të studiojë, shquajë, nxisë, mbështesë, ndihmojë dhe promovojë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar.”
Këto qëllime synohen të arrihen,
a) Duke promovuar nisma kulturore e sociale, simpoziume, seminare, debate publike, prezantime librash, kurse formimi, çmime e bursa studimi.
b) Duke kryer studime e kërkime, në bashkëpunim me subjekte të tjera, në lidhje me kulturën, ekonominë, politikën.
c) Duke eksperimentuar forma te reja te pjesëmarrjes ne jetën publike, zhvillimet sociale e politike.
d) Duke realizuar e përhapur publikime e produkte te shtypit tradicional, elektronik e multimedial etj.
Këto qëllime dhe objektiva synojnë të arrihen me burimet njerëzore më të mira të fushave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Intelektualë të fushave të ndryshme, do të ftohen të japin kontributin tyre në këto çështje jetike për vendin.
Prof. As. Dr. Elena Kocaqi
Kryetare e Fondacionit Albana
Platforma urgjente për gjendjen në Shqipëri dhe Cështjen Kombëtare
1. Shteti shqiptar, si shteti amë, të garantojë sa më parë, në funksion të Bashkimit Kombëtar:
a- shtetësinë shqiptare menjëherë për çdo shqiptar etnik
b- se do të heqë çdo tarifë doganore ndaj Kosovës dhe çdo pengesë ligjore e burokratike për qarkullimin e lirë të shqiptarëve
c- unifikimin e sistemit arsimor me Kosovën e trojet e tjera shqiptare dhe rishikimin e rolit të historisë dhe gjuhes shqipe si lëndë kyçe identitare
ç- kontrolli i rreptë ndaj financimeve të huaja të paligjshme, që nxisin mes shqiptarëve përçarjen fetare, krahinore e kulturore
d- votën e emigrantëve, duke shërbyer si model për Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, ku roli i emigrantëve është më i rëndësishëm në marrëdhëniet poltike ndëretnike
dh- vendosjen e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet per kufirin detar me Greqinë
2. Nje Asamble Kushtetuese që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen.
3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor
4. Krijimi i një qeverie të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar
5. Mbajtja e zgjedhjeve reale vendore brenda periudhes zgjedhore të vjeshtës
6. Një Parlament me dy dhoma dhe me një Këshill të Shtetit që do të siguronte stabilitet dhe vazhdimësi
7. Autonominë e duhur për sistemin e drejtësisë
8. Vendosja e një numri objektivash realiste për stabilizimin ekonomik dhe zhvillim
9. Përmirësimi në frymë reformatore i sistemeve arsimore, shëndetësore dhe sociale.
10. Krijimi i një sistemi kontrolli dhe balancimi institucional
………………………………………………………………….
Platforma për Mërgatën/ Diasporën
1- Vota elektronike për gjithë shqiptarët etnikë ne emigrim/Diasporë
2- Ngritja e shkollave shqipe në Europë e Amerikë si dhe shkollave e programeve online
3- Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë e Kosovës dhe zgjerimi i numrit të konsullatave të përbashkëta për zona ku të përmblidhen 50 mijë shqiptarë
4- Krijimi i një Fondi Financiar Mbarëkombëtar me qendër në vende të sigurta, si Zvicër ose Amerikë, me kuota, pjesëmarrje e degë vullnetare
5- Ngritja e një Këshilli Mbarëkombëtar të Shoqatave, Sipërmarrësve dhe Intelektualëve shqiptarë në mërgim
6- Ndërtimi i një database për punësimin, ku me të njëjtin kualifikim e pagë, shqiptarët të zgjedhin për punësim shqiptarët
7- Në shembullin e shqiptarëve të Rumanisë, kolonisë së famshme të Bukureshtit, të cilët kanë parti shqiptare dhe 1 deputet në parlamentin rumun, të mundësohen parti të tilla kudo në Diasporë, që të përfaqësojnë shqiptarët
………………………………………………………..
Platforma për Shqipërinë Etnike
1- shtetësia shqiptare për çdo shqiptar etnik, në bazë të jus sanguinis /e drejta e gjakut
2- kontrolli i rreptë ndaj financimeve të huaja, që nxisin mes shqiptarëve përçarjen fetare e krahinore dhe konfiskimi i pasuris
3- njësimi i sistemit arsimor me Kosovën e trojet e tjera shqiptare, përfshirë njësimin e Akademive, si dhe rishikimi i rolit të historisë dhe gjuhës shqipe si lëndë kyçe identitare
4- ngjashëm me Parlamentin Europian të krijohet një Senat Mbarëkombëtar me seli në Prizren, ku të perfaqësohen gjithë shqiptarët
5- ngjashëm me Komisionin Europian të krijohet një Këshill Mbarëkombëtar me seli në Krujë ose në Vlorë, me vullnet e përfaqësi të gjithë shqiptarëve
6- Në lidhje me shqiptarët e Iliridës/Maqedonisë
a) të shquhen me dokumente historike e ligjore dhe të kthehen pronat e shtëpitë e gjithë shqiptarëve etnikë që janë spastruar etnikisht prej serbëve e jugosllavëve gjatë shekullit 20, më së shumti drejt Turqisë e Shqipërisë
b) të njihen si shqiptarë me të drejta të plota kombëtare gjithë shqiptarët e krishterë (kujtojmë Nene Terezën), të cilët sot njihen si sllavë të Maqedonisë
c) të caktohen kufijtë etnikë mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni duke u mbështetur tek dokumentacioni shkencor historik, vendbanimet, llogaritja e shqiptarëve në emigracion, shqiptarëve të krishterë dhe shqiptarëve të spastruar etnikisht gjatë shekullit 20
d) në bazë të Kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut dhe popujve, shqiptarëve të sipërcituar tu njihet e drejta e sovranitetit dhe e drejta për bashkim kombëtar
7- Në lidhje me çështjen çame dhe të shqiptarëve në Greqi
a) vendosja e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet për kufirin detar me Greqinë
b) kthimi i pronave e shtëpive për çamët e gjithë shqiptarët e spastruar etnikisht prej Greqisë
c) njohja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të krishterë që kanë ngelur në Çamëri e zonën Kostur-Follorinë
d) ndërgjegjësimi kombëtar i arvanitëve dhe përpjekja për një status të tyre ne Greqi si etni shtet-formuese
8- në lidhje me Kosovën Lindore, përfshirë Toplicë e Jablanicë:
a) 3 komunat të bashkohen sa më parë me Kosovën
b) të njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik e drejta e pronës, e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filuar me të njohurit në Kosovë si muhaxhirë
9- në lidhje me shqiptarët e Malit të Zi, Pazarit të Ri e Sanxhakut
a) të ndalet bosnjakëzimi i tyre i vazhdueshëm nëpërmjet njohjes prej Serbisë e Malit të Zi, e të drejtave të tyre kombëtare si shqiptarë, veçanërisht hapja e menjëhershme e shkollave shqip
b) tu njihen si në rastet e tjera të spastrimit etnik, e drejta e pronës dhe e drejta e rikthimit në trojet stërgjyshore, duke filluar me të njohurit në Shqipëri si podgoriçanë.
10- në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ngjashëm me ndërtimin e BE-së;
a) heqja e çdo tarife doganore ndaj Kosovës në funksion të njësimit të plotë doganor, si dhe heqja çdo pengesë ligjore e burokratike për qarkullimin e lirë të shqiptarëve
b) krijimi i një tregu të përbashkët me rregulla të njëjta për të gjithë
c) krijimi i një Banke Qendrore Mbarëkombëtare si dhe adoptimi i monedhës së përbashkët, LEK, nga shteti i Kosovës, në funksion të sovranitetit financiar të përbashkët
ç) ndjekja e politikave ekonomike e fiskale të përbashkëta të bazuara tek avantazhi i krahasuar
d) krijimi i një borxhi publik të përbashkët duke respektuar barrat fillestare
11- në funksion të njohjes ndërkombëtare të së drejtës së Bashkimit, si e drejtë e shenjtë historike dhe bashkëkohore, Kosova ta ndryshojë me referendum emrin në Dardani ose Shqipëria e Veriut
12- ngjashëm me NATO-n, si dhe me statutin e NATO-s , Shqipëria dhe Kosova të formojnë një aleancë ushtarake mbrojtëse
13- ngjashëm me FRONTEX-in e Bashkimit Europian, të krijohet një repart special i përbashkët për kontrollin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosoves
14- Kosova të heqë nga kushtetuta nenin e pakos së Ahtisarit, që ndalon bashkimin dhe të mbahen referendume për bashkim në të dy shtetet
15- Pas Bashkimit, natyrën e shtetit dhe Kushtetutën, bazuar tek parimet e shtet-kombit, demokracisë e kapitalizmit, ta vendosin shqiptarët me referendum.