Foto Ilustrim
Dy persona janë sulmuar fizikisht me thikë nga
një i dyshuar pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërsa Policia e ka cilësuar si rast të tentim vrasjes.
Sipas Policisë dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa që i dyshuari gjendet në arrati.
“Dy viktimat meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.