Policia ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:15 në rrugën “Sadullah Brestovci”, në Gjilan.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.