Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë apel që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.
Pasi në të kundërtën kjo paraqet edhe shkelje ligjore duke rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publik, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e Diele. Ju apelojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim.
“Në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenje të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, vijon njoftimi.