Një person është lënduar para pak çastesh në Gjilan, pasi është therur me thikë në krah gjatë një përleshjeje mes disa personave.
Sipas dëshmitarëve të rastit, personi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.
Radio Star do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarjeje.