Arsimtari nga Podujeva, Abdullah Blakçori përmes disa vargjeve ka bërë thirrje që të ndërpritet greva dhe të filloj mësimi në Kosovë.
Blakçori, në vargjet e tij, thotë se, duhet të merren vesh grevistët dhe qeveritarët, pasi edhe “në libra të shenjtë mesazh është pajtimi”.
Ai shprehet se tashëm të gjitha të palarat janë dalë në shesh.
“Merruni shpejt vesh, le t’bëhet pajtimi, ngase as në luftë, nuk është ndalë mësimi”, shprehet ai në vargjet e tij.
Ja vargjet e tij:
MËSIMI
Merruni vesh shpejt
Që t’fillojë mësimi
Se dhe n’libra t’shenjtë
Mesazh është pajtimi
Që t’fillojë mësimi
Shpejt merruni vesh
Se t’gjitha t’palarat
Na kanë dalë në shesh
Për këto marifete
Fëmijët s’janë fajtorë
Mos i lini në terr
Se t’gjithë u bëmë hor
Nxënësit janë engjuj
Ata duan dritë
Loti që e derdhin
I verbon çdo ditë
Merruni shpejt vesh
Le t’bëhet pajtimi
Ngase as në luftë
Nuk është ndalë mësimi
Merruni shpejt vesh
Ëndrrën mos ua vrisni
Të gjithë jemi tanët
Andaj çfarë po prisni
Merruni shpejt vesh
E mos flisni kot
Se mësimi që humb
S’kompensohet dot…!