Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën mobilizuese për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me moton e re: “Na duhesh edhe ti!”. Në kuadër të kësaj nisme, PDK ka organizuar një takim gjithëpërfshirës me përfaqësuesit e të gjitha nëndegëve të qytetit dhe fshatrave të komunës.
Takimi u mbajt në selinë e partisë, ku strukturat lokale u mblodhën për të diskutuar hapat organizativë dhe strategjinë elektorale për zgjedhjet që po afrojnë. Pjesëmarrësit shprehën përkushtimin e tyre për të forcuar rrjetin organizativ në terren dhe për të rritur përfshirjen e qytetarëve në procesin politik.
Me sloganin “Na duhesh edhe ti”, PDK synon të përçojë një mesazh gjithëpërfshirës, duke ftuar qytetarët e të gjitha moshave dhe lagjeve që të bëhen pjesë aktive e ndryshimit dhe e vendimmarrjes vendore.
Kjo iniciativë shënon fillimin e një fushate dinamike dhe të koordinuar, ku fokusi do të jetë ndërtimi i besimit, forcimi i komunikimit me bazën dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me komunitetin./Radio Star/