Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të internistit dhe nefrologut Dr.Feti Hetemi, dhe duke qenë se dëshirë e të ndjerit gjithmonë ka qenë shkollimi dhe krijimi i kuadrove të reja në komunën tonë, familja Hetemi nën përkujdesjen e Plus Televizion, me qëllim të përkrahjes së studentëve të suksesshëm dhe me burime të kufizuara ekonomike, do të mbështes një student/e të Fakultetit të Mjekësisë, i/e cili/a vjen nga komuna e Vitisë, me një bursë në vlerë prej 500 euro.
Bursa “Dr. Feti Hetemi”, e cila do të ndahet çdo vit dhe që do të jepet përmes konkurrimit, i ofrohet atij/asaj studenti/je me rezultate të larta akademike dhe që ka nevojë për ndihmë financiare.
ADVERTISEMENT
Në një njoftim të familjes, ku shpall të hapur thirrjen për aplikim, thuhet se ata studentë të mjekësisë që dëshirojnë të aplikojnë për këtë bursë, këtë mund ta bëjnë nga data 1 deri më 15 Gusht të këtij viti, duke plotësuar një aplikacion në linkun e krijuar. Bursa, e bazuar në mesataren e lartë dhe në nevojën financiare, do të jetë e vlefshme për atë aplikues që plotëson kushtet e aplikimit dhe përzgjedhja e fituesit do të jetë përgjegjësi e komisionit profesional të vlerësimit të aplikantëve.
“Aplikimit t’i bashkëngjitet certifikata e notave së bashku me kërkesën (Aplikacionin). Bursa do të ndahet më 19 gusht 2021 në Akademinë përkujtimore, me rastin e shënimit të një vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Feti Hetemit, e cila do të mbahet nga ora 16:30 në Shtëpinë e Kluturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Vlera e kësaj burse do të jetë 500 euro dhe kjo nismë do të jetë e përvitshme në çdo përvjetor përkujtimor të Dr. Hetemit.
Inkurajojmë studentët të aplikojnë në këtë e-mail: info@plus-televizion.tv deri më datën 15 gusht, 2021. Formularin me hollësi të tjera për të aplikuar online mund t’a shkarkoni duke klikuar në këtë LINK.
Komisioni i vlerësimit të aplikacioneve është i përbërë nga Dr. Vjollca Kadolli, Dr. Ismail Bekteshi dhe Emrush Azemi”, thuhet në njoftim./PlusTV/