Thirrje për propozime për Nën- Grante- “Të Rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”
në
Mbështetjen e bizneseve fillestare dhe bizneseve ekzistuese për të zbatuar projekte në një nga dy sektorët: bujqësi dhe përpunimin e ushqimit
Afati i fundit per dorezimin e aplikacioneve eshte:
Data: 05 Gusht 2019, 16:00
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunat e Regjionit Lindor janë duke e zbatuar projektin “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekomomik Lindor” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosove.
Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë bizneset fillestare dhe bizneset ekzistuese (me më pak se dy vjet ekzistencë) për të krijuar punësim fitimprurës dhe për të gjeneruar të ardhura për të rinjtë në Rajonin Ekonomik Lindor përmes krijimit të vendeve të punës, uljes së normës së papunësisë dhe mbështetjes të zgjerimit të biznesit.
Kjo thirrje për propozim është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të mbështesë 52 nën-grante për bizneset fillestare dhe pjesa e dytë 6 nën-grante për bizneset ekzistuese.
Pjesa 1: Propozimi i Projektit të Biznesit të ri (bizneset fillestare): shuma për projekt propozim varion nga € 2,000 deri në € 4,000
Pjesa 2: Bizneset ekzistuese (biznes me më pak se 2 vjet ekzistencë): shuma për projekt propozim varion nga € 5,000 – € 10,000
Kohëzgjatja për dy pjesët: maksimumi 6 muaj.
Një individ ose ndërmarrje mund të dorëzojë vetëm një aplikim brenda kësaj thirrje.
Kush mund të aplikojë?
Për t’u kualifikuar për një nën-grant, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Pjesa 1
• të jenë qytetarë të Kosovës.
• aplikuesi duhet të krijojë ligjërisht biznesin në Kosovë para nënshkrimit të Kontratës së Nën-Grantit
• të regjistrohet si biznes për aktivitetet e parashikuara nga veprimi i propozuar në momentin e pranimit të nën-grantit
• të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit.
• posedimi i një plani biznesi për kohëzgjatje 3 vjeçare
• kandidatë duhet të vijnë nga Rajoni Ekonomik Lindor i Kosovës
• kandidati duhet të sigurojë një dokument të pronësisë për të ose dokument zyrtare për shfrytëzimin e pronës nga anëtari i ngushtë i familjes
• kandidati posedon fuqi punëtore të mjaftueshme për aktivitetet bujqësore
• posedon certifikatën e trajnimit për Aftësitë dhe zhvillimin e kapaciteteve në bujqësi
• të jetë në gjendje të vazhdojë biznesin bujqësor pas përfundimit të projektit
• përparësi do të kenë familjet me të ardhura të ulta, aplikuesit nga zonat rurale të largëta dhe fermerët femra.
• përparësi për të rinjtë nën 25 vjeç.
Pjesa 2
• të jenë qytetarë të Kosovës.
• të jetë 100% biznes private ose biznes i vogël i regjistruar në Kosovë sipas Ligjit të Kosovës Nr. 06 / L-16
• të posedoj listën e aseteve që biznesi posedon
• të regjistrohet si biznes për aktivitetet e parashikuara nga aktiviteti i propozuar në momentin e pranimit e nën-grantit
• dëshmi me shkrim se nuk kanë obligime ndaj ATK-së
• të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit
• posedimi i një plani biznesi
• kandidatë duhet të vijnë nga Rajoni Ekonomik Lindor i Kosovës
• kandidati duhet të sigurojë një dokument të pronësisë për të ose dokument zyrtare për shfrytëzimin e pronës nga anëtari i ngushtë i familjes
• kandidati posedon fuqi punëtore të mjaftueshme për aktivitetet bujqësore
• posedon certifikatën e trajnimit për Aftësitë dhe zhvillimin e kapaciteteve në bujqësi
• të jetë në gjendje të vazhdojë biznesin bujqësor pas përfundimit të projektit
• përparësi do të kenë familjet që do të ulin të ardhurat, aplikuesit nga zonat rurale të largëta dhe fermerët femra.
• përparësi për të rinjtë nën 25 vjeç.
Procesi i Aplikimit:
Çdo pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit mund të dërgohet me e-mail deri në 15 Korrik 2019 në municipalitygjilan@gmail.com dhe përgjigjet do të kthehen më së largu deri më 25 Korrik 2019.
Shkarkimi i aplikacioneve dhe materialeve përcjellëse mund të mirën nga web faqja e projektit www.fermeri.org. Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.
Aplikimi mund të dorëzohet në mënyrë elektronike në adresën e e-mailit: municipalitygjilan@gmail.com ose duke dorëzuar dokumente në një kopje fizike në: Rr. Mulla Idrizi nr.148, Gjilan
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 05 Gusht 2019, 16:00