Blero Syla, bashkëshorti i Blerta Sylës ka njoftuar se gruaja e tij gjendet në një spital në Spanjës, pasi pati një ndërhyrje kirurgjikale disa ditë më parë.
Blero përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale ka bërë thirrje për herë të fundit, siç thotë ai, për t’u lutur për Blertën dhe për t’i ndihmuar ata nëse duan, por jo detyrimisht, pasi thotë se ‘fizikisht, mentalisht, financiarisht jemi në fund’.
“Blerta aktualisht ka dhimbje/simptoma të forta, po trajtohet këtu dhe po shërohet nga operacioni i fundit. Gruaja ime do të vazhdojë të ushqehet përmes venës me një akses që shkon në zemër (piklinë). Dëmtimi në qafë, të dyja kofshët e thyera dhe në përgjithësi trupi i saj nuk mund të riparohen më. Ne të dy jemi fizikisht, mendërisht dhe financiarisht në fund, kemi pasur dhe ende kemi kosto të mëdha – siç ju thashë më hollësisht në histori. Por ne nuk dorëzohemi”, shkroi ai në reagimin që e publikoi në rrjetet sociale.
Ai bëri të ditur se Blerta pati tre operacione që nga qershori dhe se tani është shumë e lodhur.