Komuna e Kamenicës shpall thirrje publike për hartimin dhe dizajnimin e stemës së re zyrtare, që do të përfaqësojë identitetin, historinë dhe vlerat kulturore të komunës sonë.
Të gjithë dizajnerët grafikë, artistët vizualë, krijuesit e pavarur dhe studiuesit e trashëgimisë kulturore, janë të ftuar të kontribuojnë me konceptet dhe propozimet e tyre.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është krijimi i një stemë autentike, funksionale dhe përfaqësuese, që respekton standardet heraldike dhe reflekton shpirtin e komunitetit të Kamenicës.