Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit funksionoi normalisht, krahasur me atë paraprake.
Në seancën e jashtëzakonshme të nëntë dhjetorit, u panë tensione, kërcënime e fjalor ofendues ndërmjet pozitës dhe opozitës, pasi kjo e fundit kundërshtonte ashpër lokacionin e varrezave.
Por, kundër qëndrimit të shefit të grupit të PDK’së dhe kryetarit të saj në Gjilan, kanë dalë këshilltarët komunalë të këtij subjekti, Shefik Surdulli, Erlehta Osmani, Hevzi Xhelili e Imran Thaçi.
E, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka publikuar në profilin e tij disa fotografi, ku shihen bashkë asamblistët e LDK’së, ata të një pjese të PDK’së, Xhelal Hajrullahu nga PSD e Mefail Januzi (Vatra).
“Ne shumë mirë, ju?”, ka shkruar Korça, i cili, me sa duket, e ka thumbuar pjesën tjetër të PDK’së, e cila e bojkotoi seancën e sotme të Kuvendit Komunal, sikurse që veproi edhe Lëvizja Vetëvendosje./MediaFokus/