Të nderuar Znj. dhe Z.
Na lejoni të prezentohemi kush jemi ne?!
Unë jam Nderim Ibrahimi nga Përlepnica, Komuna e Gjilanit.
Jam Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesëtar (nismëtar) i Fondacionit Albana, Dega Zvicër.
Në bisedë e sipër disa nismëtar dhe me Mikun tonë Fabio Zeneli nga Dibra, pa u menduar dy her, vendosem se duhet të bëjmë diçka edhe pse ndodhemi fizikisht larg zonës së Tërmetit.
Si anëtar dhe Nismëtar të Fondacionit Albana dega Zvicër, kishim si ide qe krahas Mjeteve Financiare t’bëjmë edhe nji Pune shtesë të sistemojmë Familjet të cilat ishin të prekura nga Tërmeti. Andaj menduam se do ta hapim këtë Faqe shtesë ta menagjojmë me Respekt, sinçeritet e dashuri Atdhetare, ashtu siç na dikton edhe Statuti i Fondacionit Albana.
…asistuam ne strehimin e rreth 500 personave duke iu mundesuar kontakte te drejtperdrejta me shqiptaret zemergjere qe ofruan shtepit e tyre per strehim, gjithashtu mundesuam edhe transporti per nje numer te madh te vllezereve shqiptare nga zonat e prekura te termetit ne Shqiperia per ne Kosove, Iliride dhe brenda Shqipërisë!
Dua të përmend se puna jonë do të ishte e pamundur sikur t’mungonin Vullnetaret tona të çmuara Alfrida Shameti dhe Yllka Tafçiu.
Për gaditshmërinë vullnetare përzemërsisht i falemnderojmë.
Bajram Zeneli nga Kumanova si Nismëtar i Fondacionit Albana dega në Zvicër, krahas anes financere për Grupin e Tiranës të Fondacionit Albana, na ofroi edhe Ndihmë financiare për sponzorimin e kësaj Faqe.
Për t‘mund të shpërndajmë edhe gjëra ushqimore me nismë të Shokëve kemi mbledhur edhe këto mjete financiare:
Bajram Zendeli nga Kumanova, 1000.- Fr., Qenan Hamdiu nga Kumanova 500.-Fr. Vaid Saihiti nga Kumanova 500.- Fr. Guxim Ramizi nga Tetova 100.- Fr dhe Unë 500.- Fr.
Grupi tjetër i Fondacionit Albana nga Tirana me disa Vullnetar të shumtë, shperndanë Ndihma drejtepërdrejtë nVendbanimet e prekura nga Termeti.
Si psh. Veshmbathje, Ushqim, Batanije, Çadra etj…
(Shih faqen:
‚Fondacioni Albana‘)
Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, pasi që tani gjërat dalngadalë po vëhen në rend (natyrisht se shkop magjik nuk ka asnjëri) duhet të pushojmë veprimtarinë tonë për ti sistemuar njerëzit.
Por nëse Ligji na e lejon, do të sistemojmë Familjet ashtu siç kemi bërë deri më tani, edhe pse gjërat jan ndërlikuar tepër!
Si pjesë e Fondacionit Albana ju bëj thirrje gjithë ato Persona që jan të prekur nga Tërmeti, të futen në faqen zyrtare të bashkisë dhe shfrytëzojnë mundësinë për ti shfaqur Dëmet që kan nga Tërmeti.
https://survey123.arcgis.com/share/784176f6b8574a3c92880f4de9455786
Me respekt
Nderim Ibrahimi,
pjesëtar i
„Fondacioni Albana“
www.fondacionialbana.org
Zoti i bekoftë Shqipet ??