parëFadil nëse ndeshja nuk zhvillohet në Prishtinë, shpërngulu nga Prishtina, zyrat e juaja do t`i zhdukimShare Button Gazeta Blic
Ndeshja e cila zhvillohet në fund- javë në mes të Prishtinës dhe Dritës ka zgjuar interesim të madh në gjithë vendin, shkruan Gazeta Blic
Kjo ndeshje e cila është e fundit e sezonit dhe vendimtare për titull pritet që të mos zhvillohet në stadiumin e Prishtinës ani pse mbrëmë Presidenti i Prishtinës Remzi Ejupi, i tha portalit Gazeta Blic që me shumë gjasa ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet.
Por duke e parë që punimet në stadiumin e qytetit nuk kanë përfunduar akoma, Federata dhe punë kryerësi nuk dëshiron që të rrezikojë.
Kështu ndeshja pritet të zhvillohet në Pejë atje ku deri me tani ka zhvilluar skuadra nga kryeqyteti ndeshjet si vendas, por me këtë gjë nuk po pajtohen tifozët e klubit të Prishtinës Plisat, të cilët kanë kërcenuar edhe legjendën e klubit të tyre Fadil Vokrrin.
Madje ata kanë shkuar deri aq larg sa që kanë thënë që Vokrri do të shpërngulet nga Prishtina nëse nuk luhet ndeshja në stadiumin e qytetit në Prishtinë.