Enrico Vazini, një tifoz 100 vjeçar i Interit është i gatshëm të bëjë sakrificë vetëm e vetëm që ekipi i tij i zemrës të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.
Tifozi i vendosur në Padua, i cili ishte pjesë e personelit ushtarak italian gjatë Luftës së Dytë botërore, thotë se do ta jepte pensionin e tij vetëm që Zikaltrit ta eliminojnë rivalin lokal, Milan nga Championsi, derisa dy ekipet do të përballen në gjysmëfinale dy herë brenda gjashtë ditësh, shkruan “Reuters”.
“Unë i lutem Zotit që të ma japë gëzimin e fitores së Interit, dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë. Do të bëja gjithçka për fitore, përfshirë këtu edhe pensionin tim që do ta jepja”, vazhdoi tifozi special, i cili e kishte veshur fanellën e Interit me emrin e tij të shkruar në shpinë ndërsa e lexonte “La Gazzetta dello Sport”.
Vanzini e kishte marrë fanellën e Interit si dhuratë për ditëlindjen e 100-të.
Tifozi i pasionuar i Interit shkoi në stadiumin San Siro për ta shikuar ekipin për herë të parë në vitin 2022 dhe ishte 99 vjeç.
Thotë se nuk ka shkuar më herët pasi nuk kishte para për të shkuar.