Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që në Kosovë të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.
Por, sa është e nevojë që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë?
A mbron kjo dozë ndaj variantit të ri Omicron?
Rreth këtyre dilemave ka folur infektologu Ilir Tolaj.
Tolaj tha në një intervistë në Klan Kosova se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.
Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente.
“Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet ta lejojmë që niveli i imunitetit për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar”.