Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, FC Drita e përfundoi kampionatin si kampione e Kosovës. Në një vit ku u aktivizuan plot 30 futbollistë, disa prej tyre u dalluan me paraqitje të rregullta dhe rol vendimtar në rrugën drejt titullit.
Këta janë 5 lojtarët me më së shumti minuta në Superligë për Dritën:
1.Besnik Krasniqi – 3123 minuta
2.Albert Dabiqaj – 3033 minuta
3.Faton Maloku – 3032 minuta
4.Raddy Ovouka – 2916 minuta
5.Egzon Bejtulahi – 2823 minuta
Këta futbollistë kanë qenë baza e formacionit, duke treguar besueshmëri dhe përkushtim gjatë gjithë sezonit.
Treshja golashënuese e sezonit
Drita nuk shkëlqeu vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Tre futbollistë realizuan nga 10 gola secili, duke qenë vendimtarë në shumë ndeshje:
Besnik Krasniqi
Albert Dabiqaj
Besnik Krasniqi
Kontributi i tyre ishte thelbësor në rrugën drejt titullit kampion.
Disa fakte që flasin vetë:
30 futbollistë të aktivizuar gjatë sezonit
5 lojtarë me mbi 2800 minuta në fushë
3 golashënues kryesorë me nga 10 gola
Këto statistika dëshmojnë një skuadër të balancuar, me thellësi në përbërje dhe me lojtarë që dhanë gjithçka për klubin.
Sezoni 2024/25 do të mbahet mend gjatë nga tifozët bardhekaltër një vit ku Drita tregoi forcë kolektive, profesionalizëm dhe qëndrueshmëri./Radio Star/