Arben Mehmeti
Ministria e Arsimit dhe Komunat duhet të fokusohen urgjentisht në projekte me rëndësi të veçantë e që kanë të bëjnë me luftimin e përdorimit të drogave nëpër shkolla.
Ky mendoj se është problemi kryesor që duhet të fokusohen të gjitha mekanizmat institucional sepse nëse nuk veprojmë urgjentisht është rrezik i madh nga legalizimi i veprimeve devijante të nxënësve e që mund të krijohet si një praktikë e zakonshme brenda hapësirave shkollore.
Është problem serioz dhe alarmant për shoqërinë ky fenomen i rrezikshëm.
Po mundohemi si institucione të mos e shohim dhe të mos merremi seriozisht me këtë problem por mund të na kushtoj shumë në të ardhmen.
Luftimi i kësaj dukurie do të duhej të ishte top prioritet, para projekteve që kanë të bëjnë me trajnime, rilicencime, ngritje profesionale, pilot projekte, qëndrime tërëditore të nxënësve në shkolla, ushqime për nxënës, ekskursione, monitorim të mësimdhënësve, evidenca elektronike, etj..
Nuk kanë rëndësi këto projekte nëse nuk merremi seriozisht me kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve tanë.
Mund të mos ketë përfitime nga zyrtarët publikë në këtë luftë kundër kësaj dukurie negative, por se është investim në të ardhmen tonë.