Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës krahasuar me muajin Korrik ka një rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për – 4 për qind.
Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin për shkurorëzimet e raportuara dhe të regjistruara që kanë ndodhur në vitin 2023, bënë të ditur se janë gjithsej 2212 shkurorëzime.
Sipas komunës ku kanë ndodhur shkurorëzimet, Prizreni zë vendin e parë me 199 raste të shkurorëzuarve apo 9,0 për qind, vendin e dytë Prishtina me 185 apo 8.4 për qind, të tretin Mitrovica me 165 apo 7.5 për qind….Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 9.8 për qind, viti i parë me 8.0 për qind dhe viti i katërt me 7.1 për qind e të shkurorëzuarve.
Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominon mosha 25-29 vjeç me 26 shkurorëzime apo 1 19.3 për qind, kurse te meshkujt dominon mosha 30-34 vjeç me 457 apo 20.7 për qind.
Në një intervistë për Ekonomia Online, avokatja Fehmije Gashi- Bytyqi tha se shkaku kryesor i këtij fenomeni në rritje është tradhtia në mes bashkëshortëve.Ajo vlerëson shqetësues faktin e rritjes së numrit të rasteve të divorcit.
“Trendi është tejet i lartë, i lartë deri në shqetësim, por unë çka mund të them ndoshta se jam grua edhe jam bashkëshorte jam me shumë funksione që ju konvenojnë grave në atë drejtim. Unë mendoj që kjo dinamik shumë e madhe e zhvillimit, kjo qasje shumë e shpejtë në fushën elektronike për shkak se ne kemi qasje çka ndodh në gjithë botën. Pa e rikujtuar se mundësitë e tona kushtet e tona rrethanat e tona janë shumë të ndryshme nga ta”, tha ajo.
Gashi- Bytyqi potencoi se çiftet para se të vendosin për martesë duhet të kenë kujdes, sepse sipas saj, kur janë në pyetje fëmijët duhet të dinë mirë se çfarë dëshirojnë.
“Problem është që kur krijohet familja kur ka fëmijë për shkak se prindërit i duan të dy prindërit siç i duan edhe prindërit fëmijët edhe nëse ata rriten me përkujdesin e të dyve nëse rriten me përkushtimin e të dyve, nëse rriten me dashurinë e të dyve brenda një ambienti sepse ata rriten me dashuri edhe nëse prindërit janë të ndarë por brenda një ambienti të ngrohtë familjar, është shumë në favorin e tyre për shëndetin, megjithatë edhe kjo po ndodh edhe kam pasur rast në shumë debate ka qenë panelist personi i cili e ka përjetuar ndarjen e fëmijëve, e cila kundërshton në këtë idenë time i cili thotë prindërit janë të ndamë, por thotë unë nuk kam asnjë problem”, tha ajo.
Gashi- Bytyqi theksoi se çiftet duhet ta kuptojnë se kur hyhet në martesë është krejt një kapitull i ri në jetën e tyre.