Janë identifikuar edhe dy viktima të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës. Dy viktimat e identifikuara së fundmi janë nga Komuna e Junikut.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Junikut.
“Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.