Mëngjesi i ditës së sotme (e dielë 25 korrik) ka qenë tragjik për disa kosovarë të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania në Kosovë.
Autobusi me targa kosovare u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 44 tjerë janë lënduar, për të cilët është kujdesur qeveria kroate t’i akomodojë.
Njëri nga ta, në një video live në RTK ka treguar se shoferët i kanë pasur pushimet e rregullta gjatë rrugës, ndërsa autobusi në momentin tragjik ka shkuar zvarrë 100 deri në 150 metra.
“Shoferët kanë pushuar gjatë rrugës, pushimet kanë qenë të rregullta, por kur ka ndodh aksidenti unë personalisht kam qenë në gjumë. Dhimbje kemi në shpinë, por këto kalojnë, ndërsa ju shprehim ngushëllime familjarve”, ka thënë njëri nga të mbijetuarit.