Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë populliy të Maqedonisë së Veriut për vdekjen tragjike të mbi 50 personave si pasojë e një zjarri në një klub nate në Koçan.
“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkroi ajo në X.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shtoi Osmani.