Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Sc Gjilanit, tanimë ai ndarë rrugët me gjilanasit shkruan Radio Star.
Gjilanasit tani kanë gjetur pasuesin e tij i cili është Ardian Nuhiu i cili në të kaluarën ishte trajner i Fc Dritës, së fundmi ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Gentian Mezani e udhëhoqi me shumë vështirësi dhe probleme skuadrën e Sc Gjilanit dhe në fund arriti që ti ikë zonës së barazhit duke ia siguruar një qëndrim të sigurtë në Superligë.
Klubi dhe tifozët “Skifterat”, do të jenë falemnderues gjithmonë ndaj tij, sepse ishte trajneri i parë dhe hyri në histori duke e dërguar Gjilanin në garat Europiane./radiostar/