Zekrija Ramadani pritet të emërohet trajner i ri i skuadrës së Gjilanit, pas shkarkimit të Ismet Munishit nga posti i tij.
Sot është bërë e ditur se Munishi nuk do të jetë më në udhëheqjen e klubit gjilanas, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Ramadani.
Derisa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit, skuadra pritet të udhëhiqet nga Alban Hyseni, ndërkaq është raportuar se Ramadani do të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të edicionit të rregullt.