Ku duhet të gjejnë përkrahje transportuesit publik të udhëtarëve?!
Si çka e kush llogariten brenda Republikës transportuesit publik të udhëtarëve?!
Çdo herë, sa herë, që ndërmerren masat e reja anti Covid-19 më së shumti atakohen operatorët e transportit publik të udhëtarëve, e më së paku mbështetën.
Sikurse para pandemisë, që nuk ka ndodhur fare, por as në pandemi kur na reduktohej veprimtaria, asnjëherë, asnjë mbështetje financiare, kurse të parët jemi që kërkohet të i respektojmë masat.
Ku janë gurbetqarët që u paguan për ata 6 mln euro, thuajse 15 euro të policës i bënë që të vijnë në Kosovë, u joshën për të ardhur nga ajo shumë simbolike, thuajse dashuria e tyre per atdheun ka mbetur në 15.00 euro!
Kush doli se e shkaktoi këtë valë të madhe të infektimeve?
Këtë e thanë edhe mediat dhe gazetat e disa vendeve europiane, të gjithë i pamë!
Dasmat mbaheshin nëpër autobusë!
Klubet e natës nga lokalet me mijëra metra katrorë mbaheshin nëpër autobusë!
Pra, gastronomia si sektorë kishte kaluar dhe zhvillohej në autobusë! Me këtë logjikë se operatorët e transportit publik të udhëtarëve e kanë shkaktuar këtë valë të infektimeve gjobitën çdo ditë madje dy herë në ditë nga 200.00 euro.
Shto kësaj edhe postblloqet e policisë çdo 10km, thuajse jemi në gjendje lufte dhe krimi ka kapluar vendin, poashtu me raste edhe sjelljen e policëve thuajse janë duke kontrolluar një kriminel ordiner.
Inspektorët e ATK-së me kontrolla të vazhdueshme, nëse një pasagjer gjindet i pa paisun me kupon fiskal pason gjoba!
Kur është në pyetje kërkim llogaria janë të parët, kur kërkohet mbështetja i fusin veshët në l…!
Por, shpjegimi është i thjeshtë, për dallim nga gastronomia që mund të thuhet se është edhe si sektor lluksi, në transportin publik, pushtetarët nuk kanë bizneset e tyre, ose përfitime në menyrë indirekte, kjo është arsyeja pse atakohet çdo herë ky sektor, pse nuk përkrahët asnjëherë.
Ministri aktual i financave Z. Hekuran Murati e njeh fare mirë këtë sektor, deri në kohën sa është bërë ministër çdo herë e ka shfrytëzuar transportin me autobus, për udhëtim, poashtu mund ta dijë fare mirë se sa esenciale mund të jetë për një familje me të ardhura minimale në Kosovë ta shkolloj nje student dhe sa shumë vlerë ka shfrytëzimi i transportit publik!
Ftoj të gjithë operatorët që të nderpresin veprimtarinë deri sa njëherë e mirë të ketë vëmendjen ky sektor.
Më mirë të ndërpritet se sa të vazhdohet me humbje e me gjoba.